-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bombardimet ruse vranë një tjetër gazetare, kësaj radhe ukrainase

Kryesoret

Përveç operatorit të kanalit televiziv Fox News, si pasojë e bombardimeve në rajonin e Kievit ka gjetur vdekjen edhe gazetarja ukrainase, Oleksandra Kuvshinova.

Lajmi për vdekjen e saj u bë i ditur nga Instituti i Masmedias në Ukrainë.

Me forcat ruse që po shtyjnë kufijtë e qytetit, kryetari i Bashkisë së Kievit tha se do vendoste një shtetrrethim 36-orësh nga e marta vonë, pasi kryeqyteti u përball me një “moment të vështirë dhe të rrezikshëm”.

Breshëritë e rënda të artilerisë tronditën përsëri qytetin herët të martën dhe një përleshje zjarri gjatë natës ndriçoi horizontin perëndimor.

Forcat ruse, gjatë natës, qëlluan gjithashtu dy raketa në aeroportin në Dnipro, në Ukrainën qendrore-lindore, duke shkatërruar pistën dhe duke dëmtuar terminalin, tha guvernatori rajonal Valentyn Reznichenko.

Granatimet në qytetin verilindor të Kharkiv, të hënën vonë, dëmtuan një magazinë dhe ndërtesa banimi në distriktin Kholodnohirskyi.

Delegacioni i liderëve të Evropës Qendrore, si përfaqësues të Këshillit Evropian, që do të vizitojë KieviKn, planifikon të ofrojë një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën, njoftoi qeveria polake.

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki dhe zëvendëskryeministri Jarosłaë Kaczyński, kryeministri çek Petr Fiala dhe kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, u nisën për të takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin Denys Shmyhal.

“Evropa duhet të garantojë pavarësinë e Ukrainës dhe të sigurojë që ajo është e gatshme të ndihmojë në rindërtimin e Ukrainës”, tha Moraëiecki.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit