17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dinosha: Abazoviç do bëhet kryeministër, por gaboi në koalicionin me proserbët

Kryesoret

Ish-ambasadori i Malit të Zi në Kosovë Ferhat Dinosha pret që Dritan Abazoviç të bëhet kryeministër i Malit të Zi. Megjithatë, ai ka thënë se ky i fundit ka bërë gabim që ishte futur më herët në qeveri me partitë proserbe, të cilat rrezikuan shpërbërjen e shtetit.

“Unë besoj se ai do të bëhet kryeministër dhe është mirë që do të bëhet kështu, pasi deri më tani i njëjti person, pra Abazoviç ishte në një qeveri tjetër e cila rrezikonte ecjen e Malit të Zi në rrugën properëndimore”, ka thënë Dinosha.

Ai ka thënë se emërtimi URA nuk ka asgjë të përbashkët me shqiptarët dhe është grupim politik që nuk ka vota shqiptare.

“Emërtimi URA rrjedh nga grupimi politik Aksioni i Bashkuar Reformist. Pra, duhet të mos mendohet se ka orgjinë shqiptare. Qëllimi kryesor i Abazoviçit ka qenë ta luftojë korrupsionin. Tani lëvizja e tij është strategjike, por nuk duhet harruar fakti se ky i mundësoi serbëve të provojnë pushtetin në Mal të Zi dhe gjërat tani nuk do të shkojnë aq lehtë. Tani mund të ketë protesta me pasoja më të rënda për shtetin dhe kjo mund të mos të ndodhte fare sikur të mos krijohej qeveria e kaluar. Nëse Abazoviç nuk do të hynte në qeveri me partitë proserbe, Mali i Zi do të vazhdonte rrugën proevropiane që para një viti”, ka shtuar Dinosha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit