Tre vajza nga Italia, të cilat kishin ardhur për pushime në qytetin e Vlorës kanë tentuar të vjedhin në një argjendari. Vajzat kanë hyrë në biznes dhe kanë marrë një byzylyk me diamante.
Dy prej tyre po hutonin shitësen teksa njëra nga vajzat futi në xhep stolin me diamantet.
Vjedhja u pikas pasi italianet u larguan nga argjendaria, pronari i dyqanit e ka denoncuar në polici ku është bërë e mundur dhe identifikimi.
Ato u kapën teksa po largoheshin nga porti i Vlorës, ku janë ndaluar në terminal ndërsa pas marrjes në pyetje pranuan autorësinë e vjedhjes.