Është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Universi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Ata kanë arritur të arrestojnë 3 persona dhe një është shpallur në kërkim.
35-vjeçari I.Xh., 20-vjeçari S.D. dhe 19-vjeçari F.D. banues në Bathore akuzohen për vjedhje të kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim shtetasi Q. H., 31 vjeç, banues në Paskuqan.
Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5
Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të vjedhjeve të ndryshme, të kryera nga këta shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Universi” në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit:
– I. Xh. (D)., 35 vjeç, S. D., 20 vjeç, F. D., 19 vjeç, të tre banues në Bathore, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim shtetasi Q. H., 31 vjeç, banues në Paskuqan.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ditëve të fundit, në vende të ndryshme, gjatë orëve të vona të natës, kryenin vjedhje banesash dhe biznesesh në zonën e Kamzës.
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 3 rasteve të vjedhjeve të ndryshme, konkretisht:
Më datë 27.02.2022, në rrugën “Demokracia”, në Paskuqan, dyshohet se kanë vjedhur në biznesin në pronësi të shtetasit I. D.;
Më datë 12.03.2022, në Bathore, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit Sh. B.;
Gjithashtu, po më datë 12.03.2022, në rrugën “Shupenza” në Bathore, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit Sh. K.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.