-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjoba kompanive, shitën produktet më shtrenjtë

Kryesoret

Disa kompani në Maqedoninë e Veriut po keqpërdorin situatën duke i shitur produktet  me çmime më të shtrenjta. Inspektorati shtetëror i tregut deri më tani ka hasur disa parregullsi në supermarkete, të cilat duhet t’i shisnin produktet me  çmimin furnizuese si bukën, miellin tip 400 dhe vajin e lulediellit, ndërsa produktet tjera duhet të shiteshin me marzh prej 3% në shitje me pakicë dhe 4% me shumicë.

Vetëm mbi këtë bazë për dy ditë në total janë kryer 156 inspektime, ku në 33 subjekte janë konstatuar shkelje për mosrespektimin e këtij vendimi.

“Vetëm në Shkup në shtatë subjekte konstatuam shkelje për mosrespektim të vendimit, të gjithë ato subjekte janë tregtarë të mëdhenj ku shuma e gjobës është 7000 euro për personin juridik dhe 350 euro për personin përgjegjës në subjekt. Në disa objekte paraqiten ndryshime në çmime tek vaji”, tha drejtoresha e Inspektoratit shtetëror të tregut, Aneta Smeska Dimoska.

Martina Gërnçarevska nga Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë theksoi se është e vështirë të bëhet llogaritja e TVSH-së nga ana e qytetarëve.

“Këtë mund ta bëjnë vetëm nëse blejnë një produkt. Shkoni në dyqan blini një bukë dhe pastaj në llogarinë fiskale mund të konstatoni se a është llogaritur TVSH apo jo. Në qoftë se blini më shumë produkte ata kanë TVSH të përbashkët në llogarinë fiskale dhe në rast të tillë ne si konsumatorë nuk mund të dimë se në këto produkte a është llogaritur TVSH për ato produkte”, tha Martina Gërnçarevska nga Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë

Gërnçarevska shtoi se ka pasur disa raste të cilat janë raportuar, ndërsa apelon që këto raste të paraqiten ne Inspektorat. Apel të tillë tek qytetarët bëri edhe Simeska, por theksoi se deri më tani ka pasur vetëm një ankesë në formë elektronike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit