Ditën e sotme asambleja e qeverisë së futbollit shqiptar do të zgjedhë kreun e ri të FSHF-së.
Dritan Shakohoxha kundërshton mbajtjen e zgjedhjeve me argumentin se Armand Duka që kandidon për mandatin e gjashtë është i pezulluar nga gjykata për të ushtruar funksionet së bashku me sekretarin e përgjithshëm Ilir Shulku.
Megjithatë Duka duket i vendosur për të ecur përpara pavarësisht kundërshtisë së rivalëve dhe vendimit të gjykatës pas luftës me shoqatat.
Sot në orën 10:00 do të mbahet procesi në “Shtëpinë e Futbollit”. I pranishëm do të jetë edhe një vëzhgues i UEFA-s.