Armand Duka u rizgjodh sot për herë të shtatë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Gjithashtu u zgjodh edhe Komiteti i ri Ekzekutiv. Nga votat e delegatëve, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit për katër vitet e ardhshme janë Anila Basha (47 vota pro), Armando Cungu (43 vota pro), Blendi Fevziu (40 vota pro), Edmond Hasanbelli (44 vota pro), Envi Hicka (38 vota pro), Erind Resuli (42 vota pro), Geri Çipi (41 vota pro), Gjergji Petro (27 vota pro), Lutfi Nuriu (43 vota pro) dhe Pano Xhixho (33 vota pro). Dy kandidatë janë tërhequr nga gara Abdyl Kuriu dhe Arben Dervishaj.









