Ushtria ukrainase ka shtuar në skuadrën e saj një qenë të trajnuar për gjetjen e minave.
Ushtarët e lëshojnë qenin në fusha të hapura, në mënyrë që të gjejnë objektet shpërthyese e për t’i shpëtuar një sulmi vdekjeprurës. Patroni është qeni që ka shpëtuar ushtarët nga qindra mina shpërthyese.
“Njihuni me Patronin. Ai është dy vjeç, një shpirt luftarak që qëndron pranë ekipit të piroteknikëve të Chernihiv. Ai i shoqëron ushtarët kudo dhe arrin të gjejë shumë mina. Ka qejf djathin, ndaj dhe djemtë tanë e përkëdhelin disa herë”, thuhet në shkrimin e ushtarëve.