-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngjitja plot “dritë hije” e Roman Abramovich

Kryesoret

BBC po hedh dritë mbi marrëveshjet e errëta përmes të cilave biznesmeni rus Roman Abramovich ndërtoi një pasuri prej miliardash. Ai u bë i pasur pasi bleu një kompani nafte nga qeveria ruse në një tender “të manipuluar” në vitin 1995. Abramovich pagoi rreth 250 milionë dollarë për Sibneft dhe më pas ia shiti qeverisë ruse për 13 miliardë dollarë në 2005.

Avokatët deklarojnë se nuk ka asnjë bazë për pretendimet se ai e ka fituar pasurinë e tij me veprime të kundërligjshme. Abramovich është shtuar në listën e sanksioneve të qeverisë britanike për marrëdhënien e tij me presidentin rus Vladimir Putin.

Në vitin 2012, ai u padit në Londër nga ish-partneri i tij, Boris Berezovsky. Abramovich fitoi gjyqin, por përshkroi në gjykatë se si tenderi fillestar për Sibneft ishte “krijuar” në favor të tij dhe se si ai i dha Berezovskyt 10 milionë dollarë për të paguar një zyrtar të Kremlinit.

Sipas një dokumenti qeveria ruse u mashtrua, si rezultat i së cilës humbi 2.7 miliardë dollarë në marrëveshjen Sibneft, gjë që konfirmohet nga një hetim i kryer në 1997 nga parlamenti rus.

Në dokument thuhet gjithashtu se autoritetet ruse donin të akuzonin Abramovich për mashtrim.

Por ish-presidenti i Rusisë, Boris Jelcin urdhëroi ndalimin e hetimeve dhe persekutimit ndaj tij.

Abramovich mbeti në rrethin e brendshëm të Kremlinit edhe pasi Vladimir Putin erdhi në pushtet në vitin 2000.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit