-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas Berishës kërkon edhe Basha përballje me Ramën për rritjen e çmimeve

Kryesoret

Pas ish kryeministrit Sali Berisha ka ardhur dhe reagimin nga PD-ja zyrtare ku i kanë dërguar një kërkesë Kuvendit për debat me kryeministrin Edi Rama për krizën aktualen të vendit.

Një kërkesë e tillë është paralajmëruar nga kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha që ditën e shtunë para para mbledhjes me grupin demokratë.

Në një letër drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj i konsideron të pamjaftueshme masat e marra nga qeveria shqiptare për t’ju ardhur në ndihmë familjeve shqiptare.

Alibeaj shkruan se për t’ju lehtësuar më tepër barrën qytetarëve është i nevojshëm një mocion ditën e enjte në seancën e radhës plenare.

Kujtojmë se nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Mbledhja shyrtoi çështjet e mëposhtme:

  • Kërkesë për mocion me debat në Kuvend, lidhur me situatën në Ukrainë pas agresionit të Rusisë, kërkuar nga një grup prej shtatë deputetësh.
  • Kërkesë për mocion për zhvillimin e debatit dhe miratimin e projektrezolutës “Për mbështetjen e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizatat Euroatlantike”.
    Për pikën e parë të rendit të ditës nuk pati konsensus dhe çështja i kaloi për shqyrtim seancës plenare.
    Për pikën e dytë të rendit të ditës, u vendos që Rezoluta, të shqyrtohet në seancën plenare të datës 17 mars 2022.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit