Sipas MeteoAlb: Paraditja në territorin Shqiptar do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore, por orët e mesditë dhe në vijim i bëjnë më të dukshme vranësirat në territor, ku pritet që më të fokusuara të jenë në zonat Veriore të vendit tonë.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshme në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa Jugore në pjesën më të madhe do të jetë në ndikimin e motit të qëndrueshëm duke sjell kthjellime dhe kalime vranësirash, po ashtu me kthjellime dhe kalime vranësirash do të jetë Veriu i kontinentit. Ndërsa Europa Lindore do të jetë me vranësira dhe reshje dëbore, por me vranësira dhe reshje shiu do të jetë Europa Qendrore.