BE i ka dhënë goditjen e fundit Rusisë dhe oligarkëve atje duke ju vendosur sanksione për mallrat e luksit.
Atyre do t’u ndalohet importimi i shumë rrobave, bizhuterive, çantave dhe kuajve të garave nga Evropa, sipas paketës së fundit të sanksioneve të BE-së, raporton The Guardian.
BE-ja po ndalon eksportin e shumicës së mallrave luksoze në Rusi, duke përfshirë gurë të çmuar, orë, kuaj, havjar dhe lesh. Kufizime të tilla zbatohen vetëm për një pjesë të vogël të vendeve, si Koreja e Veriut dhe Siria, duke theksuar thellimin e izolimit të Rusisë nga ekonomia globale.
Zyrtarët e BE-së thanë se ndalimi i mallrave luksoze ishte krijuar për të synuar rusët e pasur dhe të lidhur mirë, dhe jo qytetarët e zakonshëm. Përjashtohen të gjithë artikujt nën 300 € dhe ka kufij të ndryshëm për kategori të ndryshme mallrash, për shembull makinat nën 50,000 € përjashtohen.