-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sekuestrohen 2000 kapsolla elektrodetonatore, tre persona në pranga

Kryesoret

Tre persona janë arrestuar nga policia, në kuadër të një operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të armëve dhe municioneve luftarake.

Sipas policisë, operacioni i koduar “Ditë Vere” vuri në pranga  tre të rinj, të cilëve iu sekuestruan 2000 kapsolla elektrodetonatore.

Njoftimi i policisë

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të armëve dhe municioneve luftarake, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Ditë Vere”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Q., 32 vjeç, lindur dhe banues në Përmet;

Xh. V., 22 vjeç, i dënuar më parë dhe L. B., 18 vjeçe, të dy banues në Durrës.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, te Shkëmbi i Kavajës, në momentin e shitjes së kapsollave elektrodetonatore.

Shtetasi Xh. V. dhe shtetasja L. D. po qarkullonin me një automjet tip “Audi”, me të cilin kanë shkuar te Shkëmbi i Kavajës, ku i priste shtetasi A. Q., i cili kishte ardhur nga Përmeti dhe kishte me vete një çantë krahu dhe një kuti kartoni brenda të cilave kishte pako me kapsolla elektrodetonatore (gjithsej 2000 copë). Në momentin e shkëmbimit të kapsollave, këta shtetas janë kapur në flagrancë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Xh. V. i është gjetur një thikë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2000 kapsolla elektrodetonatore, një xhaketë  dhe një pulovër si ato të Policisë (me simbole të Policisë), një kapuç, një thikë, automjeti tip “Audi” dhe 4 aparate celulare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit