Senatori Ritchie Torres, i cili po bën fushatë që Kosova të jetë në gjendje të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe NATO, u dërgoi letra ambasadorëve të pesë vendeve të BE-së që nuk e njohin Kosovën si vend të pavarur, duke u kërkuar atyre që të ndryshojnë qëndrimin e tyre.
Senatori u shkroi ambasadorëve të Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës, duke thënë:
“Lufta e Kosovës, për dhe arritjen e pavarësisë, tregoi përkushtimin e saj ndaj demokracisë. Shfaqja e fortë e vetëvendosjes jo të dhunshme përputhet fuqishëm me vlerat thelbësore të demokracive të tjera në mbarë botën.”, ka shkruar në letrat e tij Torres.”
Ai lajmin e ka bërë të ditur edhe në rrjetin social Tëitter.
“Kosova ka qenë e pavarur për 14 vjet, por ka disa vende të BE-së që nuk e njohin këtë. Unë i bëj thirrje Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që të rishqyrtojnë pozicionin e tyre dhe ta njohin Kosovën si një komb të pavarur në mënyrë që Kosova të ketë një rrugë për të hyrë në BE”, shkruan ai.