Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka hedhur poshtë kërkesën e Federatës Ruse të Futbollit për heqjen e sanksioneve që UEFA vendosi ndaj klubeve të sportit atje.
Në këtë mënyrë gjykata i ka dhënë një tjetër goditje Rusisë, pasi kjo e fundit vazhdon akoma sulmet e saj ndaj Ukrainës.
“Vendimi i kontestuar mbetet në fuqi “, thuhet në shënimin e UEFA-s, dhe të gjitha skuadrat dhe klubet ruse mbeten të pezulluara për aq kohë sa nuk do të merret vendim tjetër.”