13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të fundit në Europë për bujqësinë, Banka Botërore: Ndryshoni strategji

Kryesoret

Banka Botërore deklaron se Shqipëria duhet të rrisë produktivitetin e prodhimit bujqësor për shkak se vendi ka sipërfaqen e tokës arë më të ulëtën në Europë.

Në mënyrë që të ulët varësia nga produktet e importit nevojitet reformim i bujqësie sidomos në drejtimin të teknologjisë dhe ujitjes, duke marrë në konsideratë edhe ndikimet negative që do të ketë ndryshimi i klimës në rendimentin bujqësor në të ardhmen.

Banka Botërore në një studim të posaçëm për kapacitetet e furnizimit me ujë në të ardhmen evidentoi se, vetëm 25 për qind e tokës së vendit është e punueshme me vetëm rreth 0.2 hektarë tokë arë për frymë.

Për më tepër, degradimi i tokës dhe erozioni i tokës kanë rezultuar në zvogëlimin e sipërfaqes së tokës bujqësore.

“Shqipëria ka tokën arë më të ulëtën për frymë në Europë, prandaj intensifikimi i bujqësisë në sipërfaqen e punueshme konsiderohet rrugë premtuese për transformimin e produktivitetit të prodhimit bujqësor” këshillon Banka Botërore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit