Bisedimet për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës janë në zhvillim e sipër, tha negociatori ukrainas, Mihailo Podolyak, në një postim në Twitter.
Pa dhënë shumë detaje, ai përmendi “armëpushimin” dhe “tërheqjen e trupave” ruse nga territori i Ukrainës – me sa duket – si kërkesa të Ukrainës.
Negotiations are ongoing. Consultations on the main negotiation platform renewed. General regulation matters, ceasefire, withdrawal of troops from the territory of the country…
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 15, 2022
Palët kanë zhvilluar dje edhe një rund negociatash, por e kanë ndërprerë për, siç kanë thënë, çështje teknike.
Të dyja delegacionet kanë dhënë shenja për përparim në bisedime, por, deri më tash, nuk ka diçka konkrete.
Mbretëria e Bashkuar sanksionoi të martën edhe 370 individë dhe subjekte ruse, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga regjimi rus.
Disa nga emrat e rinj në listën e të sanksionuarve janë:
- Dmitry Medvedev, president i Rusisë (2008-2012), kryeministër (2012-2020) dhe kryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë (nga viti 2020)
- Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit
- Sergei Shoigu, ministër i Mbrojtjes
- Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse
- Margarita Simonyan, kryeredaktore e kanalit të lajmeve RT, i cili mbështetet nga shteti rus
- Pyotr Aven, bashkëthemelues i bankës më të madhe të investimeve në Rusi, Alfa-Bank
Sanksionet nënkuptojnë ngrirjen e aseteve të tyre dhe ndalesa në udhëtim.