-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vitamina D, vitamina e seksit? Ekspertja: Rrezet e diellit rrisin dëshirën seksuale

Kryesoret

Disa nga njerëzit më të lumtur në botë thuhet se janë ata që marrin shumë rreze dielli çdo vit.

Nëse qëndroni brenda gjithë ditën ose nuk jetoni në një nga vendet më të ngrohta të planetit, atëherë mund të jetë koha për një pushim të zgjatur.

Ekspertja e shëndetit seksual në Klinikën e Shëndetit të Grave Aly Dilks shpjegoi se vitamina D është jashtëzakonisht e rëndësishme për mirëqenien tonë, veçanërisht kur bëhet fjalë për dëshirën tonë seksuale.

“Për sa i përket kimikateve që stimulon, testosteroni është ai më përgjegjës për dëshirën tonë seksuale dhe studimet tregojnë se dielli është një faktor i madh në prodhimin e tij”, tha ajo për Whimn.

Është interesante që mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë nivele më të ulëta të estrogjenit tek gratë, gjë që lidhet me një epsh më të ulët.

Estrogjeni gjithashtu i mban të shëndetshëm muskujt në murin vaginal dhe krijon një rrjedhje duke i bërë pozicionet më të lehta për t’u kryer në dhomën e gjumit kur jeni ‘të ndezur’.

Pra, jo vetëm që mungesa e ‘vitaminës së seksit’ ju bën të mos dëshironi të shkoni në shtrat me partnerin tuaj.

E njëjta gjë ndodh me meshkujt, por është testosteroni që ata fillojnë të humbasin. Por ka një mënyrë për ta rikthyer atë.

“Kërkimet kanë treguar se meshkujt që vuajnë nga një dëshirë e ulët për seks u duhet vetëm 30 minuta ekspozim në diell gjatë një periudhe dyjavore për ta rritur atë”, tha Dilks.

Ndërsa marrja e një suplementi mund të ndihmojë situatën, dielli është ende burimi më i mirë i vitaminës D dhe më i fuqishmi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit