Gazetarja që ka protestuar gjatë transemtimit të drejtëpërdrejtë të lajmeve, nuk dihet ku është.
Një avokat i redaktores së televizionit rus ka deklaruarpër CNN se nuk e di ku ndodhet ajo.
Dmitry Zakhvatov është përpjekur të gjejë redaktoren e “Channel One” Marina Ovsyannikova që nga protesta e saj të hënën.
Zakhvatov konfirmoi për “CNN” se Ovsyannikova është gruaja që shihet në transmetim duke mbajtur pankartën dhe se ajo është redaktore e kanalit.
“Ndalo luftën. Mos i besoni propagandës që ju thonë gënjeshtra këtu”, shkruhej në tabelë, duke përfunduar në anglisht, “rusët kundër luftës”.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e hodhi poshtë protestën si “huliganizëm”.
“Për sa i përket kësaj zonje, ky është huliganizëm”, u tha Peskov gazetarëve në një telefonatë konferencë të martën, duke shtuar se autoritetet tashmë po trajtojnë rastin e saj.
“Kanali dhe ata që janë në krye po merren me të”, shtoi ai. “Kjo nuk është një çështje në agjendën e Kremlinit”.
Huliganizmi është një vepër penale në Rusi.
I pyetur në lidhje me akuzat e mundshme penale kundër Ovsyannikova, Peskov iu shmang pyetjes, duke iu referuar “përgjegjësisë” që mbajnë kanalet televizive shtetërore.