-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abazoviç negocion me Serbinë si kryeministër: Na sillni miell, grurë dhe vaj

Kryesoret

Zëvendëskryeministri në detyrë i Malit të Zi, që është mandatuar për postin e kryeministrit, Dritan Abazoviç kërkoi nga Serbia që të lejojë importin e 7 milionë litrave vaj, 18 mijë tonë miell dhe 4 mijë tonë grurë. Gjuroviç tha se Mali i Zi duhet të jetë përgjegjës dhe të gjejë një zgjidhje për situatën e shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

“Duhet të komunikojmë me tregjet nga të cilat mund të importojmë ushqime bazë në Mal të Zi. Zëvendëskryeministri ka komunikuar me autoritetet kompetente në Serbi dhe ka kërkuar lejimin e importit të shtatë milionë litrave vaj, 18 mijë tonë miell dhe 4 mijë tonësh grurë këto ditë” tha ai.

Ai tha se shpreson që autoritetet në Serbi t’i “zhbllokojnë ato sasi dhe se do të kemi rezerva të caktuara për periudhën e ardhshme. Nuk ka panik, qytetarët e Malit të Zi kanë duruar gjithçka në vitet e kaluara. Nuk ka nevojë për panik” tha Gjuroviç. Dje Serbia hapi portat për lejimin e eksporteve drejt Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit