-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokado në vend të ëmbëlsirave? Studiesit thonë: Po!

Kryesoret

Kur fillon të shtohet dëshira për sheqer, mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë t’i rezistosh ngrënies së një tasi me akullore. Por, dëshira për ëmbëlsirat është diçka normale.

Sipas një studimi të publikuar në gazetën “Journal of Nutrition”, deri në 97 për qind e grave dhe 68 për qind e burrave raportojnë se ju ndodh që shumë shpesh të duan ushqime të caktuara, duke përfshirë këtu edhe ëmbëlsirat.

Dëshira për gjëra të ëmbla ndodh kryesisht kur njerëzit i kufizojnë karbohidratet ose kanë mungesë të proteinave në dietën e tyre. Në këso raste, ekspertët sugjerojnë që është më mirë të hani fruta me djegie të ngadaltë në kombinim me burimet e yndyrës dhe proteinave.

Ndërsa dëshira për sheqer mund të jetë mënyra e trupit tuaj për të komunikuar me ju për ushqyesit që i mungojnë, ka disa ushqime që mund të ndihmojnë në frenimin e dëshirës për ëmbëlsirat. Kryesorja është fruti i pasur me vlera të ndryshme ushqyese, avokado.

Avokadot jo vetëm që janë një burim i fortë proteinash, por ato ofrojnë yndyra të shëndetshme të cilat luajnë rol të madh në ushqyerjen dhe kënaqjen e trupit.

Një faktor tjetër që e rrit nevojën e trupit për ëmbëlsira mund të jetë çekuilibri në sheqerin në gjak. Avokadot sjellin lëndë ushqyese që kufizojnë rritjen e insulinës dhe sheqerit në gjak. Plus, përmbajtja e lartë e fibrave në avokado mund të ndihmojë në ngadalësimin e shkallës së tretjes dhe shkakton një rritje më graduale të sheqerit në gjak.

Shtimi i avokados në sallata, të grira në bukë të thekur me drithëra të plota apo edhe ëmbëlsira është një ide e mirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit