-sidi education-spot_img
24.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Projektligji për portet rrezikon pasurinë publike

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, kritikoi ashpër projektligjin për portet turistike, duke e quajtur një nismë që mund të privilegjojë interesat private mbi ato publike.

Ai tha se miratimi i tij me procedurë të përshpejtuar mund të krijojë një precedent të rrezikshëm për asetet strategjike të vendit.

“Sot kërkohet që portet, një pasuri strategjike kombëtare, të jepen pa garë, pa transparencë dhe në mënyrë privilegjuese për disa investitorë të zgjedhur. Ky nuk është ligj për zhvillim, por për favorizim dhe grabitje të pronës publike. Ky ligj bie ndesh me parimet e konkurrencës së lirë, krijon dyshime për ndihmë shtetërore selektive dhe dobëson transparencën në përdorimin e aseteve publike. Nuk janë detaje teknike, por thelb i acquis të Bashkimit Europian. Në vend që ligjet të shërbejnë për të gjithë qytetarët dhe për sigurinë kombëtare, po krijohet një precedent ku pasuria publike trajtohet si pronë private. Kjo është një kapje totale e shtetit, që mund të ndikojë çdo aset publik në të ardhmen.”

 

Tabaku i çon letër Brukselit: Ligji i porteve shkel 3 kapituj të BE

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit