-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Borrell i zhgënjyer: Raportet Kosovë-Serbi, vetëm me dialog

Kryesoret

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell ka folur për DW për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin u shpreh i zhgënjyer.

“Dialogu nuk po ecën”, tha Borrell.

“Unë jam i ngarkuar me këtë dialog dhe nuk po ecën. Të paktën nuk po ecën me ritmin që duhet të ecte. Bashkimi Evropian ka një mandat nga Kombet e Bashkuara për të koordinuar, shtyrë dhe aktivizuar këtë dialog. Unë kam caktuar një nga diplomatët më të mirë për këtë detyrë, dhe duhet të them që duhet bërë më shumë, duhet më shumë punë. Duhet të shtyjmë të dyja palët me qëllim që të kuptojnë se ka vetëm një zgjidhje për problemin dhe se ajo vjen përmes dialogut, duke e ditur ama që nuk do të jetë e lehtë. Është çështje shumë e komplikuar. Ju e dini sa e vështirë dhe e komplikuar ka qenë historia e Ballkanit gjatë 20 apo 30 viteve të shkuara. Por e vetmja zgjidhje e këtij problemi është dialogu, dhe unë këtë po nxis, por jam i zhgënjyer që nuk po ecim me ritmin që kërkon problemi, sepse perspektiva evropiane e të dy vendeve po mbizotërohet plotësisht nga rezultati i këtij dialogu. Nuk besoj se mund t’i futemi detajeve të ankesave të ndërsjella, këtyre marrëveshjeve, çfarë ka ndodhur, çfarë kemi rënë dakord, çfarë nuk është përmbushur. Mos më bëni të përsëris dialogun prej shumë orëve që kam pasur me të dy palët. E di që ka disa pika për të cilat nuk ka dakordësi, por ky është qëllimi i dialogut. Si mund të zgjidhen gjërat nëse nuk flasin me njëri-tjetrin?” thotë Borrell.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit