-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Brezovica 3”, prokuroria me detaje për aksionin në Shtërpcë

Kryesoret

Prokuroria Themelore e Ferizajt njoftoi për aksionin “Brezovica”, që është duke e zhvilluar në Shtërpcë.

Sipas një deklarate për shtyp, aksioni është po vazhdon me urdhër kontrolli në objektin e Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë.

Aksioni është duke u zhvilluar nën dyshimin për veprat penale shpërdorim i detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie të rryshfetit.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Krime të Rënda në Prishtinë, vazhdon aksioni “Brezovica ” përkatësisht, urdhër kontrolli në objektin e Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë, për shkak të dyshimit të veprave penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare, marrje dhe dhënie të rryshfetit.

Lidhur me këtë aksion i cili është vazhdimësi i aksioneve të mëparshme, Prokuroria Themelore në Ferizaj do t’iu mbajë të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera”, thuhet në komunikatë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit