Sokol Sanxhaktari është dënuar nga gjykata e Elbasanit me 18 vite burg për vrasjen e Florian Lamces. Së bashku me të është dënuar edhe Adriano Hajdari me po 18 vite burg për vrasje.
Prokuroria kërkoi nga 20 vite burg për dhëndrin e ish-kryetarit të bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini dhe shokun e tij, por prokuroria u uli dy vite.
Si ndodhi vrasja në 31 korrik 2020 në Elbasan?
Tre shokët ndodheshin në ambientet e lokal “Piazza del sol”, në qendër të Elbasanit. Viktima, Florian Lamçja, ose siç njihej ndryshe në Elbasan me nofkën “Flor Qorri”, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, në shoqërinë e njëri-tjetrit kanë konsumuar pije alkoolike.
Në bisedë e sipër, rreth orës 04:00 të mëngjesit ata janë zënë me njëri-tjetrin duke bërë që të përdorin shishet e birës dhe për pasojë kanë lënë të vdekur Florian Lamçjan.
Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, është një personazh i njohur për drejtësinë. Ai është arrestuar disa herë, por gjithnjë ia ka dalë të rifitojë lirinë, por këtë herë duket se do të qëndrojë gjatë pas hekurave.