-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Franca hap një hetim për krimet e luftës për vdekjen e fotoreperterit të “Fox News”

Kryesoret

Prokurorët francezë kanë hapur për krimet e luftës për vdekjen e fotoreperterit  franko-irlandez të televizionit amerikan “Fox News”, Pierre Zakrzewski, i cili u qëllua pranë Kievit teksa mbulonte pushtimin në Ukrainë. Kështu ka raportuar “Agence France-Presse”.

Hetimi nga prokurorët e specializuar kundër terrorizmit të Francës do të hetojë akuzat e mundshme për shkaktimin e “dëmtimit të qëllimshëm ndaj një personi të mbrojtur nga ligji ndërkombëtar” dhe një “sulm të qëllimshëm kundër një civili që nuk merrte pjesë në armiqësi”.

Prokurorët francezë hapin në mënyrë rutinore çështje për vdekjet e dhunshme të qytetarëve jashtë shtetit.

Zakrzewski dhe producentja ukrainase Oleksandra Kuvshynova vdiqën dhe korrespondenti Benjamin Hall u plagos kur automjeti i tyre u godit të hënën nga zjarri në Horenka, jashtë kryeqytetit.

Ai ishte një kameraman me përvojë i zonës së luftës, i cili më parë kishte mbuluar konfliktet për rrjetin amerikan në Irak, Afganistan dhe Siri.

Punonjës të tjerë të medias janë vrarë në tre javët e konfliktit të deritanishëm, duke përfshirë gazetarin amerikan e dokumentareve Brent Renaud dhe reporterin ukrainas Evgeny Sakun.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit