-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haga vendos sot për luftën në Ukrainë

Kryesoret

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së do të vendosë sot mbi kërkesën urgjente të Ukrainës që Rusia të ndalojë menjëherë pushtimin e vendit të saj. Vendimi pritet të jepet sot në orën 16:00, në Hagë.

Ukraina akuzon Rusinë se po përpiqet ilegalisht të justifikojë luftën e saj, duke e akuzuar në mënyrë të rreme për gjenocid në rajonin e Donbasit.

Kievi kërkon që Gjykata të marrë masa urgjente dhe të urdhërojë Rusinë “të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake”.

Ndërkohë, Senati amerikan bën thirrje për hetime mbi krimet e luftës të Putinit. Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi njëzëri një rezolutë që dënon presidentin rus Vladimir Putin si një “kriminel lufte”.

Rezoluta, e paraqitur nga republikani Lindsey Graham dhe e mbështetur nga senatorë nga të dyja palët, inkurajon Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) në Hagë dhe vendet e tjera të ndjekin penalisht ushtrinë e Moskës për krime lufte të kryera në Ukrainë./ A2

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit