-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryemadhi: SPAK më futi në sherr me Metën

Kryesoret

Ish-bashkëshorja e kreut të Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, gjatë një interviste televizive ka folur për marrëdhënien e saj Ilir Metën dhe ndikimin e SPAK-ut mbi ecurinë e jetë së tyre.

Fjala e Kryemadhit

Më thuaj ti një femër që nuk mban mend puthjen e parë. Unë nuk mund të mohoj 33 vite jetë me Metën, nuk kanë qenë të tmerrshme, por shumë të bukura. Ka qenë periudha më e bukur e jetës sime. Me Metën kam kaluar shumë sfida, shumë beteja, disa i fituam, disa u humbën. Unë nuk mund të mohoj çdo gjë. Kjo që jam, jam për shkak të bashkëjetesës sime me të. Ai ishte shumë tolerant, më linte të bëja çfarë të doja, nuk kam pasur kurrë kontroll. Ne në jetën tonë kemi bërë a s’kemi bërë 5 herë pushime familjare.

Jam penduar që kam harxhuar kohën për të tjerët dhe jo për familjen time. Kam peng në marrëdhënien me fëmijët, sepse i jam përkushtuar njerëzve të tjerë dhe në fund të ditës, kur kthen kohën, thua çfarë kam bërë për fëmijën tim. Ndjej respekt për të. Meta kurrë nuk ka qenë i vëmendshëm për veshjen time. Vetëm një herë, kur i kam lyer flokët e kuqe, i bëri përshtypje.

Sot ndjej respekt dhe inat me veten që SPAK dhe Dumani përdorën metodologjinë e sigurimit të shtetit për të na futur në konflikt, duke i quajtur si bashkëpunëtor të SPAK, pra që kam tradhtuar Metën dhe doli që nuk ishte e vërtetë. Meta gjithmonë i ka besuar njerëzit dhe ky ka qenë problemi më i madh i tij. Ai ka një miqësi të tepruar brenda vetes së tij. Zhgënjimin e ka shumë më të madh. Manipulimi që është bërë ka qenë shumë i shëmtuar dhe jo njerëzor”.

Të gjithë ata që kanë ndërtuar këtë lloj skeme… ata i than në fillim Metës, që në telefonin e Monikës kemi gjetur një të dashur, pra “Monika ka të dashur”. Unë thoja që të kesh të dashur duhet të kesh kohë njëherë. Meta kishte ikur nga shtëpia atëherë. Thonin që unë kam të dashur. I kishin çuar Metës mesazhet e mia me “Zemra ime”. Unë Metën e kisha të regjistruar në telefon me “Zemra ime”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit