-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Qeveria në hije” e PDK-së, Memli Krasniqi: Ja si funksionon

Kryesoret

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka zbuluar se si do të duket “qeverisja e mirë” që po planifikon të formojë subjekti i tij.

Krasniqi dhe PDK kanë kohë që po përmendin formimin e asaj që quhet “Qeveri në hije” si në Britaninë e Madhe.

“Kabineti i qeverisjes së mirë është detyrim statutor i PDK-së. Kur jemi në opozitë PDK e formon kabinetin e qeverisjes së mirë që është i njëjtë pak a shumë me atë që në Britaninë e Madhe e quajnë qeveri në hije. Kemi filluar punën menjëherë pas formimit të qeverisë. Do t’i them disa detaje. Ne do të mundohemi t’i tregojmë qytetarit se si do të dukej një qeveri e ardhshme nga PDK. Si do të drejtoheshin dikasteret. Qytetari mund ta shohë qeverinë e ardhshme prej tani”, thotë ai

Krasniqi zbulon se kjo ishte bërë edhe ne vitet 2005-2006, kur PDK ishte në opozitë.

“Kabineti i qeverisjes së mirë është ky. Do të jetë i përbërë nga departamentet. Nuk do të jetë vetëm një njeri për një dikaster por do të ketë ekipe. Personalitete ekspertësh që do të na bashkohen në këtë organizim. Disa do të jenë tradicionale. Financa, shëndetësia, drejtësia. Secili do ta ketë një ekip dhe do ta ketë një koordinator. Gradualisht gjatë rrugës do ta hartojmë dhe prezantojmë vizionin e PDK-së. Pak e shumë e kemi bërë prej vitit 2005-2006 kur kemi qenë në opozitë e pastaj kemi qenë të gatshëm nga dita e parë kur erdhëm në pushtet në 2007”, përfundoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit