Një i ri shqiptar është lënë në burg nga gjykata angleze pasi u kap duke punuar në një ‘shtëpi bari’ në Britaninë e Madhe. Shqiptari Selim Hoxha u arrestua gjatë tentativës për t’u arratisur nga shtëpia e barit në të cilën rriteshin më shumë se 200 rrënjë kanabisi, e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 119 mijë paundve.
Pas ekzaminimit të telefonit të 26-vjeçarit Hoxha, prokuroria pranoi se ai kishte punuar “kopshtar” në fermën e kanabisit. Vetë i pandehuri tha se kishte braktisur Shqipërinë për të shkuar në Gjermani dhe duke qenë se aty nuk kishte gjetur mundësi punësimi, kishte kaluar ilegalisht drejt Mbretërisë së Bashkuar në pjesën e pasme të një kamioni.
I riu shqiptar tha se fillimisht kishte shkuar në Londër por në pamundësi për të gjetur punë, kishte udhëtuar drejt Swansesë ku kishte hasur disa bashkatdhetarë të tij që flisnin shqip, të cilët i flisnin shqip. 26 vjeçari shqiptar i shpjegoi policisë se ai po përpiqej të fitonte para për t’i dërguar përsëri në Shqipëri për të paguar një operacion në zemër për nënën e tij.
Avokati i tij, tha se i riu shqiptar është i pafajshëm pasi është shfrytëzuar nga të tjerët. Pas përfundimit të dënimit 26 vjeçari Hoxha do të përballet me dëbimit të tij drejt Shqipërisë, shkruajnë mediat britanike.
Nga ana tjetër, Gjyqësori britanik i ka kërkuar policisë dhe prokurorisë që të hetojë dhe të sjellë para drejtësisë bandat kriminale dhe jo të arrestojnë të rinjtë që gjenden duke ruajtur shtëpitë e barit. Sipas gjykatësve anglezë, policia duhet të gjurmojë bandat kriminale ndërkombëtare përgjegjëse për drejtimin e fermave të kanabisit. Gjykata vuri në dukje se detektivët duhet të zbulojnë se kush qëndron më lart në zinxhirin komandues dhe të shkonin pas tyre dhe të mos i mbyllë rastet thjesht me arrestimin e ‘kopshtarëve.