Zyrtarët ukrainas kanë konfirmuar se 10 persona janë vrarë nga forcat ruse në qytetin verior të Chernihiv.
Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës, zyrtarët thanë se sulmi ndodhi rreth orës 10:00 me orën lokale (08:00 GMT) sot në mëngjes kur “ushtarakët e Forcave të Armatosura Ruse qëlluan mbi njerëzit që qëndronin në radhë për bukë pranë një dyqan ushqimesh”.
Mbetet e paqartë se si u vranë 10 personat, por reporterët e mediave lokale i kanë thënë BBC-së se ka të ngjarë që viktimat të jenë qëlluar nga artileria ruse e pozicionuar jashtë qytetit.