-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj në takim me diplomatin gjerman: PD po lufton korrupsionin, e treguam me inceneratorët

Kryesoret

Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me të ngarkuarin e Posaçëm të Qeverisë Federale për Ballkanin Perëndimor, z. Manuel Sarrazin.

Në një reagim në Facebook, Alibeaj shprehet se fokus i këtij takimi ishte integrimi  i vendit në BE, ndërsa thekson se vendosmëria dhe mbështetja e PD për të shtyrë përpara këtë proces do të vazhdojë e palëkundur.

“Pata kënaqësinë të prisja në takim të Ngarkuarin e Posaçëm të Qeverisë Federale për Ballkanin Perëndimor, z. Manuel Sarrazin. I interesuar për çështjen e ecurisë së integrimit europian të Shqipërisë e falënderova dhe e informova atë për qëndrimet e grupit parlamentar të Partisë Demokratike në këtë proces. Vendosmëria dhe mbështetja e PD për të shtyrë përpara këtë proces ne interes të shqiptarëve do të vazhdojë e palëkundur, pavarësisht mungesës së përpjekjeve nga qeveria. Shpërhapja sistemike e korrupsioni financiar qeveritar i kulmuar ne skandalin e inceneratorëve, korrupsioni politik në shitblerjen e votës ne zgjedhje, abuzimi qeveritar me të dhënat personale (patronazhistët), shpronësimi dhe dhunimi i banesave të qytetarëve pa asnjë shperblim, madje duke dhunuar liritë dhe të drejtat e tyre nga një shtet policor,, kanë nevojë për më shumë prova reale të një sistem drejtësie që godet duke zbatuar ligjin njësoj për të gjithë mbi këto shembuj flagrantë të regjimit autokratik. Projektet qeveritare të “paketës antishpifje” apo agjencia e propagandës që ka ngritur qeveria për të eleminuar shtypin e lirë, apo edhe shkeljet flagrante të marrëveshjes së asociim-stabilizimit me rastin e “aeroportit të Vlorës”, tregojnë nevojën urgjente që ka Shqipëria dhe shqiptarët për Europën e vlerave dhe standardeve të demokracisë,” shkruan Alibeaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit