-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arnold Schearzenegger: Më duhet t ’ju them të vërtëtën për luftën   

Kryesoret

Arnold Schearzenegger ka dërguar një mesazh për popullin rus, duke theksuar se ata duhet të dinin të vërtetën se përse sot janë në luftë.

Në një videomesazh të shpërndarë nga llogaria e tij në Twitter, legjenda e Hollivudit iu drejtua edhe ushtarëve rusë, duke u thënë atyre: “Jetët tuaja, gjymtyrët, e ardhmja juaj, po sakrifikohen për një luftë të pakuptimtë të dënuar nga e gjithë bota”.

Schëarzeneggeri, ai ka folur për vendin ku u rrit i cili ishte Austria, duke theksuar se babai i tij mori pjesë në Luftën e Dytë Botërore, dhe e kaloi pjesën tjetër të jetës duke luftuar me dhimbje fizike dhe faj nga ajo që përjetoi atje.

“Për ushtarët rusë që dëgjojnë këtë transmetim, ju tashmë e dini shumë të vërtetën që kam folur. Ju e keni parë atë me sytë tuaj. Kjo nuk është luftë për të mbrojtur Rusinë që kanë bërë gjyshërit tuaj ose stërgjyshi juaj. Kjo është një luftë ilegale”, tha ai

Schëarzeneggeri tha gjithashtu se “forca dhe zemra e popullit rus” e ka frymëzuar gjithmonë atë dhe u kërkoi atyre të mos besojnë Kremlinin kur thonë se lufta është për “denazifikimin e Ukrainës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit