Nga sot tërësisht hiqet Tatimi i Vlerës së Shtuar (TVSH) për produktet bazë ushqimore. Vendimi u miratua ditë më parë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Kjo masë dhe 25 masa të tjera, pjesë të pakos anti-krizë me vlerë 400 milionë euro.
Kjo nënkupton se të gjithë marketet që shesin bukë, miell, qumësht, sheqer, vaj, mish dhe prodhime të tjera ushqimore si oriz dhe vezë nga sot do të japin me fatura fiskale që do të kenë 0 TVSh.