Seanca e sotme plenare e parlamentit të Shqipërisë nuk ishte e mbushur vetëm me akuza, por edhe batuta dhe ironi.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar deklaratat e ministres Edona Bilali në lidhje me figurën e kryeministrit Edi Rama që e krahasoi me Zeusin. Berisha tha se ajo bën garë me Spiropalin.
“Ku është ajo zonja që bën garë me Spiropalin. Kjo Edona Bilali që u thotë shqiptarëve që ky po bëhet Zeus. Gratë nuk e kanë në natyrë servilizmin”, tha Berisha.