-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Fëmijë pa nënë…”, Ish-banorja e Big Brother bën rrëfimin prekës për Elsa Lilën

Kryesoret

Arrestimi i Elsa Lilës ka hapur mjaft debate ku së fundmi nuk ka munguar dhe reagimi i ish-konkurentes së “Big Brother”, Neda Balluku.

Neda shprehet se njerëzit vërshojnë me kritika dhe gjykime pa e ditur se si është ngjarja e vërtetë.

Postimi i plotë

Kush jemi ne, për të të gjykuar ty?!

Elsa Lila, qenka shembulli i përkryer, se si kjo jetë qenka veç çështje fati. Preku zemrat e shqiptarëve diçka më shumë se 25 vite më parë, përtej këngëve të saj, me historinë e një fëmije që jeta i kishte grisur figurën e nënës nga vetja.

Përse sot qenka ndryshe?!

A nuk është Elsa Lila i njëjti fëmijë, pa nënë, por me përgjegjësinë, dashurinë dhe hallet e një nëne vetë?!

A do mundim sot të hapim debatin, se si Elsa artiste, e talentuar, e bukur dhe me jetë në perëndim, nuk ja doli dot vetëm me kaq?

A nuk u përpoq Elsa?
A nuk u lodh?
A nuk mendoi një moment se ja doli për t’u zhgënjyer më keq akoma?
Çfarë hallesh ka që moralit tonë kolektiv nuk u duken arsye për të gabuar!
Përse gaboi në këtë mënyrë?

Përse kjo botë, nuk ka pará për artin si të Elsës dhe krimb në pará ata që u kërcasin sutjenat në skenë?

Po ne, përse mezi presim rastin të kryqëzojmë?
Përse nuk ditëm kurrë, të qëndrojmë larg urrejtjes?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit