23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“TAP”-i nisi punën, Meta si Berisha: Investimi më i rëndësishëm në Shqipëri

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur fillimin e furnizimit me gaz natyror të Europës Perëndimore përmes gazsjellësit TAP.

Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shqiptar është në të njëjtën linjë me Sali Berishën, kur thotë se ky është investimi i huaj më i rëndësishëm strategjik në Shqipëri.

“Përshëndes fillimin e furnizimit me gaz natyror të Europës Perëndimore përmes gazsjellësit TAP.

TAP është investimi i huaj më i rëndësishëm strategjik në Shqipëri, frut i bashkëpunimit të suksesshëm dhe strategjik ndërmjet Shqipërisë, partnerëve europianë dhe SHBA-ve me Qeverinë e Azerbajxhanit.

Përveç ndikimit të jashtëzakonshëm të këtij investimi madhor në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, veçanërisht në zonat e kalimit të gazsjellësit, ky projekt rriti ndjeshëm pavarësinë e Europës nga gazi rus.

Projekti TAP e përfshiu Shqipërinë në hartën e infrastrukturës energjetike strategjike europiane, veçanërisht e rëndësishme në këtë periudhë sfiduese ndaj arkitekturës së sigurisë europiane dhe euroatlantike” shprehet ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit