Aktorja Monika Lubonja, e ftuar ditën e sotme në emisionin “Wake Up” ka folur ndër të tjera edhe për raportin që ka me balerinin Ilir Shaqiri.
Ajo u shpreh se nuk kanë komunikuar së bashku edhe pse mendonte që do ta ruanin shoqërinë.
Sipas Monikës, intervistat e Ilirit ishin të thëna nga “dëliri i famës”.
“Me Ilirin nuk kam komunikuar. Mendoj se edhe po të takohemi duhet të jemi larg Big Brother VIP dhe ngjarjeve për të parë atë që në fillim pamë tek njeri-tjetri. Tani që formati ka mbaruar, do doja tu besoja disa situatave që kanë ndodhur aty.
Unë ua pashë karakteret dhe mendova se do e vazhdonim jashtë shoqërinë. Nuk e di a ka hatërmbetje nga Iliri. Gjërat që kam dëgjuar nga Iliri në intervistat e fundit më janë dukur sikur janë thënë në delirin e famës dhe më ka bërë përshtypje.
Iliri e ka vlerësuar inteligjencën time dhe më ka quajtur ‘institucion’. Ky ishte një lloj vlerësimi për mua dhe më vonë ndryshoi. Më vjen keq pastaj që flet një gjë që nuk është e vërtetë”, u shpreh ajo.