Gazetari Olti Curri njihet për thumbat dhe komentet pikante për personazhet VIP. Edhe gjatë transmetimit të Big Brother Vip ai ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale duke dhënë opinion e tij për banorët dhe ngjarjet brenda shtëpisë.
’Unë mendoj që përveç Fifit, të gjithë të tjerët kanë qenë personazhe të dorës së dytë. Sepse Fifi është aktive, krijuese, prodhon, është në treg dhe e kërkuar nëpër koncerte. Të tjerët pastaj janë secili, kanë bërë diçka ose diçka tjetër, siç i pamë aty brenda njerëzit që nuk kishin marrë rrogën, tjetri s’kishte marrë emisionin e duhur, tjetrit iu desh që të vij në Big Brother që t’i dëgjohej kënga, apo iu desh që të vinte aty që t’i dëgjohej fjala. Megjithatë ti mos prit që në Big Brother të hyjnë njerëz që janë pllaka të bukura mermeri. Ata hyjnë pllaka të thyera, copëza të bashkuara, formojnë një mozaik të plotë. Sepse në qoftë se aty do të kishin hyrë personalitet të vërteta apo emra artistësh me tekat , luksin dhe pretendimin e tyre do të ishte shumë i vështirë për t’u menaxhuar. Mjafton që të shikosh Big Brother Vip në Itali apo në Spanjë, producentët janë të terrorizuar, kupton se atje janë personazhe shumë të rëndësishëm, tenor, soprano, aktorë filmash që kanë fituar çmime Oscar’’, tha Curri.