Sherri që ndodhi mes Mikelës dhe Arjan Konomit ka bërë që ky i fundit të pezullohet nga programi i dashurisë “Për’puthen”.
Sot ai ka reaguar me një video të shkëputur nga “Top Show Magazine” në vitin 2017 gjatë së cilës asokohe ka pohuar se ka pasur nevojë të largohet nga kotësia e ekranit.
“Para disa vitesh në Top Show Magazine. Mungon sot një format i tillë si i Alban Dudushit që të shlodhte dhe të kënaqte në mbrëmje”, ka shkruar Konomi, deklaratë e cila është përkthyer si reagim ndaj largimit nga “Përputhen”.