Rreth 30,000 civilë janë larguar tani nga qyteti juglindor i Mariupolit në rrugën për në Zaporizhzhia që nga fillimi i pushtimit rus, sipas një postimi në kanalin Telegram të këshillit të qytetit Mariupol.
Ai thotë se situata aktuale në Mariupol është “kritike” me një bllokadë ruse tashmë në ditën e saj të gjashtëmbëdhjetë.
Më shumë se 350,000 banorë të Mariupolit po vazhdojnë të fshihen në strehimore dhe bodrume për t’i shpëtuar “granatimeve të vazhdueshme nga forcat pushtuese ruse”, me një mesatare prej 50 deri në 200 sulme ajrore që godasin qytetin çdo ditë duke shkaktuar shkatërrime të mëdha, sipas këshillit të qytetit. i cili gjithashtu vlerësoi se rreth “80% e strukturave të banimit të qytetit janë shkatërruar dhe 30% janë humbur në mënyrë të pariparueshme”.