-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia është zbutur në negociata

Kryesoret

Këshilltari i kreut të Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Mikhail Podolayk deklaroi se pozicioni i Fedreatës Ruse në negocuata me Ukrainën është zbukur.

 “Mund të them se kohët e fundit delegacioni rus është zbutur në mënyrë dramatike. Tani ata gjykojnë botën përreth tyre në mënyrë më objektive dhe sillen shumë korrekt. Nuk ka as vrazhdësi te autoritetet ruse. Sigurisht, botëkuptimi i tyre është shtrembëruar nga propaganda ruse”, u shpreh Podolyak.

Ai vuri në dukje se Rusia pushtoi Ukrainën në shkallë të plotë për të dhënë një ultimatum.

“Me një qëndrim të tillë kam ardhur në negociatat e para. Ata janë plotësisht të vetëdijshëm për vështirësitë në të cilat gjenden. E gjithë bota e pa që ushtria e dytë më e fuqishme u detyrua të kërkonte ndihmë nga Kina, Bjellorusia, Kazakistani dhe Kirgistani, sepse hasi në rezistencë nga Ukraina, e cila, meqë ra fjala nuk ka qenë kurrë një shtet ushtarak”, theksoi fillimisht zyrtari ukrainas.

Sipas tij, ky mit i fuqisë së Rusisë dhe respekti që meriton, i kultivuar me kujdes në Perëndim, sapo është shembur.

Për Podolyak, është e qartë se në këtë situatë Ukraina nuk pranon kompromise lakmitare që do të ndërhynin disi në interesat e Ukrainës.

“Shoqëria ukrainase nuk është e kënaqur me këtë vendim. Njerëzit po vdesin në fushën e betejës dhe ne do të dëgjojmë pretendimet e Federatës Ruse?”, shtoi ai.

Podolyak vuri në dukje se Ukraina është e vendosur të luftojë deri në fund të forcave të saj.

“Tani në shumë zona është ushtria ukrainase ajo që ka nisur një kundërofensivë”, ravijëzoi këshilltari ukrainas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit