Një video ku pretendohej se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkonte popullit të tij të dorëzohej ndaj pushtimit rus, ka rezultuar e rreme dhe është hequr menjëherë nga rrjetet sociale.
Videoja, e cila u përhap me shpejtësi ditën e djeshme, shfaqte presidentin ukrainas të ulur në podiumin presidencial, i veshur me një T-shirt jeshil, teksa i drejtohej popullit të tij për të lënë armët në mënyrë që t’i jepet fund luftës me Rusinë.
A deepfake of Ukrainian President Volodymyr Zelensky calling on his soldiers to lay down their weapons was reportedly uploaded to a hacked Ukrainian news website today, per @Shayan86 pic.twitter.com/tXLrYECGY4
— Mikael Thalen (@MikaelThalen) March 16, 2022
E gjitha ishte një montim me materiale bindëse audio dhe video e realizuar duke përdorur teknologjinë e fundit të quajtur “deepfake”. Ky lloj krijimi ka për qëllim të tregojë si shumë reale dikë që thotë diçka që s’e ka thënë në të vërtetë.
Ekspertët kanë ngritur shqetësimin se nëse këto lloj videosh zhvillohen dhe bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’i dalluar nëse janë ose jo fake, mund të përdoren për të përhapur informacione të rreme.
Aktualisht, videoja ndonëse është hequr nga YouTube dhe Facebook, arriti të shpërndahej tek një numër relativisht i lartë njerëzisht.
Vetë Zelensky u shfaq në një video të postuar në një faqë zyrtare Twitter-i në mbrojtje të Ukrainës, ku thoshte se do të vazhdojë të luftojë për vendin dhe se refuzon të lëshojë armët kundrejt Rusisë.
Ndërsa përmes një postimi në Instagram, ai tha se e vetmja gjë që mund të thotë është që “rusët të ulin armët e të ikin në shtëpi”.