-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Antikorrupsioni, hetime ndaj kryediplomates Gërvalla. Fshehu biznesin në Gjermani

Kryesoret

Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procedurë hetimore edhe ndaj ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, për shkak të dyshimit se nuk ka raportuar se ka në pronësi një kompani biznesi në Gjermani.

Po ashtu, “Betimi për Drejtësi” ka raportuar javë më parë se Gërvalla përveç faktit që nuk e ka deklaruar biznesin në Gjermani, nuk ka treguar se është drejtoreshë e një fondacioni në Kosovë dhe as nuk ka deklaruar pasurinë e bashkëshortit dhe fëmijëve të saj.

“Lidhur me rastin e adresuar, Agjencia Kundër Korrupsionit është në zhvillim e sipër të procedurës së hetimeve paraprake të mbledhjes, hulumtimit dhe analizimit të dokumentacionit dhe informacioneve të tjera, relevante për rastin”, ka njoftuar mediat, në një përgjigje, AKK-ja.

Së fundi AKK ka bërë kallëzim penal për ministren e Industrisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Rosetta Hajdari, e cila dyshohet se nuk kallëzoi apo gënjeu për pasurinë, të ardhurat dhe dhuratat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit