-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse biseda telefonike Biden-Xi është kaq e rëndësishme?

Kryesoret

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe homologu i tij kinez Xi Jinping kanë nisur një bisedë telefonike për zhvillimet në Ukrainë.

Dje Shtëpia e Bardhë njoftoi se pritej një takim mes tyre, i pari fizikisht pas ardhjes së Biden në pushtet.

  1. Vjen në një moment kritik në luftën Rusi-Ukrainë: Sipas zyrtarëve amerikanë, Kina po peshon nëse do t’i japë ndihmë ushtarake apo financiare Rusisë, e cila e ka kërkuar atë pasi ushtria e saj pëson humbje të mëdha në Ukrainë. Nëse Kina bie dakord, ajo mund të zbehë marrëdhëniet e saj me Perëndimin për dekadat e ardhshme.
  2. Kina mund t’i ofrojë Rusisë një sërë mbështetjeje: në bisedën e tyre telefonike, Biden shpreson t’i bëjë të qartë Xi-t anët negative të ndihmës në luftën e Rusisë, qoftë nëpërmjet ndihmës ushtarake apo financiare.
  3. SHBA duhet të menaxhojë një partneritet “gjakftohtë”: Edhe para se Rusia të pushtonte Ukrainën, zyrtarët amerikanë po shikonin me kujdes ndërsa lideri rus Vladimir Putin dhe Xi po afroheshin më shumë.
  4. Aleatët amerikanë në Azi po vëzhgojnë nga afër: pushtimi i Rusisë ka dërguar valë ankthi në mbarë botën.  Pekini kohët e fundit ka rritur fluturimet ushtarake pranë ishullit dhe ka paralajmëruar kundër mbështetjes amerikane.
  5. Biden dhe Xi kanë botëkuptime shumë të ndryshme: Para konfliktit në Ukrainë, Biden dukej se synonte të ripërqendronte politikën e jashtme amerikane drejt Azisë, ku ai e sheh konkurrencën midis SHBA-së dhe Kinës si një sfidë përcaktuese të shekullit të ardhshëm. Dhe ndërsa kriza e Ukrainës ka preokupuar Shtëpinë e Bardhë javët e fundit, zyrtarët këmbëngulin se janë ende në gjendje të ruajnë vizionin e tyre mbizotërues.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit