-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komisioni Europian reagon për protestat në Shqipëri: Shqetësimet janë legjitime

Kryesoret

“Shtetasit shqiptarë, ashtu si edhe ato të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe më tej, kanë shqetësime legjitime mbi rritjen e çmimit te karburantit dhe ushqimeve”. Ky është qëndrimi Komisionit Europian pas protestave të ditëve të fundit në qytete të ndryshme shqiptare, si pasojë e rritjeve te çmimeve pas shpërthimit të konfliktit ushtarak në Ukrainë.

Duke iu referuar edhe arrestimeve të disa protestuesve dhe qëndrimit kritike të qeverisë ndaj protestave, Komisioni nënvizoi se ”mbajtja e standardeve të BE-së për sa i përket të drejtës për t’u mbledhur paqësisht, si dhe mbrojtja e grupeve më të prekura, janë kërkesa të domosdoshme dhe monitorohen me vëmendje. Të gjithë palët duhet të ruajnë qetësinë dhe vetëpërmbajtën”, thuhet në përgjigjen e saj ndaj pyetjeve mbi këtë çështje.

Komisioni shtoi se rritja e çmimeve vjen si pasojë e agresionit rus ndaj Ukrainës dhe jo nga sanksionet ndaj Moskës, dhe vlerësoi hapat e Tiranës zyrtare për të monitoruar çmimet bazë me disa komisione të posaçme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit