-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeprokurori i Gjykatës Penale në Hagë: Rusia ka kryer krime lufte në Ukrainë

Kryesoret

Ka “arsye bindëse” për të besuar se Rusia ka kryer krime lufte në Ukrainë. Këtë e thotë nga Lviv, ku ka mbërritur dje, kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë, Karim Khan, duke sqaruar se ka shkuar në territorin ukrainas për të mbledhur më shumë informacion në kuadër të hetimeve të hapura më 3 mars. Fjalët e tij pasojnë deklaratën e Joe Biden dje që e quajti Vladimir Putin “një kriminel lufte”.

Jo vetëm presidenti amerikan ka bërë një akuzë të tillë ndaj Moskës.

“Autorët e krimeve të luftës të kryera në Ukrainë do të duhet të japin llogari para drejtësisë ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ministrave të jashtëm të G7 që u takuan gjatë ditës në Bruksel.

Duke nënvizuar veçanërisht “përdorimin e armëve kundër civilëve”, për të cilin Rusia u akuzua vazhdimisht gjatë pushtimit, ministrat e jashtëm të G7 mirëpritën hetimin e kryer nga Gjykata e Hagës.

“Ka prova shumë, shumë të forta që janë kryer krime lufte dhe se Vladimir Putin qëndron pas këtyre krimeve. Në fund do të jetë në dorën e gjykatës që të vendosë se kush është kriminel lufte, por ndërkohë na takon ne që të japim provat”, tha Ministrja e Jashtme britanike Liz Truss.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit