-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajm i orës së fundit, Rama: Bota mund të përballet me “shock”-un më të madh

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se bazuar te lajmet e fundit nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, bota mund të përballet me shock-un më të madh të mungesës së naftës prej dekadash.

“Kur bazuar mbi informacione e analiza serioze, unë thashë para ca muajsh duhet vullnet i fortë dhe durim se ka nisur një krizë energjitike e paprecedentë, m’u hodhën në fyt sepse kriza nuk ekzistonte po jam unë që nuk di të qeveris pa kriza!

Njëjtë kur thashë para ca ditësh, po mbi informacione e analiza serioze, se rritja e menjëhershme e çmimit të naftës është shenja e keqe e mundësisë që së shpejti mungesa e naftës të jetë problemi i madh, m’u hodhën në fyt sepse doja të trembja miletin se s’doja të hiqja taksat e naftës!

Po tani që çmimet e naftës në Europë janë mbi tonat e që rritja e tyre krahasuar me këtu është goxha më e madhe me ku ishin çmimet, si shpjegohet?

Ja si shpjegohet nga ky lajm i orës së fundit: Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë lajmëron se bota mund të përballet me shock-un më të madh të mungesës së naftës prej dekadash dhe sapo ka shpalosur një plan të sajin me 10 pika për kursime!

Shyqyr se po ta kishim nisur ne me fjala vjen ditët pa makina siç e kishim në një nga pikat e planit tonë ende të pashpallur, të kursimeve të energjisë e të naftës, do të na ishin hedhur në fyt se e bënim për të sabotuar protestat e turpit!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit