Referuar statistikave të fundit, mbi 40 mijë shqiptarë morën nënshtetësi në një nga vendet e Bashkimit Europian gjatë vitit 2020, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, pjesa më e madhe e të cilëve në Itali (70%).
Për 20 vjet Eurostat raporton të dhënat se shtetasit shqiptarë kanë marrë gjithsej 521 mijë pasaporta në një nga vendet e Bashkimit Europian, pjesa më e madhe e tyre në Itali dhe Greqi, ku jetojnë dhe shumica e emigrantëve shqiptarë, të cilët në vite po bëhen shtetas me të drejta të plota në vendet ku jetojnë.
Numri më i lartë i tyre është dhënë në vitin 2016, me rreth 67.5 mijë.