Pas fillimit të sulmeve ruse mbi Ukrainën, shumë brende ndërkombëtare janë tërhequr nga Rusia. Kompania “AbbVie”, e njohur për kujdesin e fytyrës zotëron ilaçin që presidenti i rus, Vladimir Putin përdorë për heqjen e rrudhave.
Dhe kjo kompani ka vendosur të tërhiqet nga tregu rus, gjë që tregon se Putin duhet të gjej një tjetër kompani që të mund të vazhdoj kurimin e rrudhave të tij.
Prodhuesi amerikan i barnave Eli Lilly është zotuar të vazhdojë të dërgojë ilaçe kritike për kancerin dhe diabetin në Rusi, por po ndalon shitjet e “ilaçëve jo thelbësorë”. Prodhuesi zviceran i barnave Novartis ka njoftuar gjithashtu se po pezullon të gjitha investimet dhe aktivitetet e marketingut në Rusi, ndërsa Pfizer, Bayer dhe Abbott Laboratories kanë shkurtuar shpenzimet.